Foto: Shutterstock
Të gjithë kandidatët me arsim të lartë që nuk kanë siguruar vend në raundin e parë të Programit të Aftësimit Profesional mund të zgjedhin mes vendeve të mbetura të punëdhënësve nga sot, 25 nëntor, deri të premten, 28 nëntor 2025, deri në orën 12:00, përmes portalit të e-Drejtoria (e-Uprava), njofton Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi.
Gjithashtu, edhe aplikuesit që janë pranuar në program, por nuk kanë përfunduar zgjedhjen e punëdhënësit, mund ta bëjnë këtë në portalin në fjalë.
Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm personat që tashmë janë të regjistruar në program, gjithsej 313 kandidatët që nuk kanë siguruar vend në raundin e parë ose nuk kanë përmbyllur aplikimin. Atyre u ofrohen gjithsej 10.969 vende të lira të mbetura te punëdhënësit.









