Reprezentuesja e Malit të Zi në Taekwondo, Andrea Berishaj, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për seniorë.
Anëtarja e klubit S3 arriti këtë rezultat në kategorinë deri në 67 kilogramë.
Si e renditur, ajo kaloi direkt në raundin e dytë.
Në raundin e dytë, ajo mposhti përfaqësuesen serbe, Tijana Nikoliq, ndërsa medaljen e siguroi pas fitores ndaj francezes Klo Blitek.
Trajneri Vllado Stanishiq vlerësoi se kjo medalje është shumë e rëndësishme.
“Ky është një nga rezultatet më të mira, nëse jo edhe rezultati më i mirë për taekwondon malazeze në nivel senior. E reja jonë vazhdon të shënojë suksese, ndërsa javën tjetër e presin Kampionati Botëror për moshën nën-21 vjeç dhe Kampionati Evropian për të rinj, ku gjithashtu shpresojmë për rezultate të mira,” deklaroi Stanishiq.








