MILLATOVIQ IA KTHEU KUVENDIT LIGJIN PËR SIGURINË E FURNIZIMIT ME DERIVATET E NAFTËS

Foto: Kabineti  i Presidentit të Malit të Zi / Kabinet predsjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ktheu Kuvendit për rishqyrtim Ligjin për Sigurinë e Furnizimit me Derivate të Naftës.

Millatoviq thekson se qytetarët dhe ekonomia tashmë paguajnë taksa që duhet t’i shërbejnë këtyre qëllimeve, prandaj e konsideron të papranueshme që t’u vendosen detyrime shtesë.

Presidenti i bën thirrje Kuvendit të Malit të Zi të rishqyrtojë Ligjin dhe Qeverisë të propozojë zgjidhje që do të sigurojnë një balancë të drejtë ndërmjet përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare dhe mbrojtjes së interesave ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Ai vlerëson se mbrojtja e interesave të qytetarëve duhet të mbetet prioritet i shtetit, ndërsa rruga evropiane duhet të jetë synim dhe përfitim i përbashkët për të gjithë, e jo vetëm barrë shtesë për qytetarët.

SHARE