KRYEMINISTRI SPAJIQ PËR VIZITË PUNE NË SINGAPOR

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq nga sot ndodhet në një vizitë pune në Singapor.

Gjatë vizitës, e cila do të zgjasë deri të mërkurën, Spajiq do të ketë një takim me kryeministrin dhe ministrin e Financave Lawrence Wong.

Siç njofton Qeveria, ai do të ketë edhe një sërë takimesh të veçanta me ministra në Qeverinë e Singaporit, për tema që kanë të bëjnë me ekonominë dhe politikën e rritjes ekonomike, nxitjen e tregtisë së jashtme, krijimin e vendeve të reja të punës, konkurrueshmërinë e fuqisë punëtore, rikualifikimin dhe specializimin e fuqisë punëtore, si dhe në temën e digjitalizimit, rëndësinë në rritje të industrisë së IT dhe ndikimin e inteligjencës artificiale.

Gjatë vizitës, Spajiq do të njohë përfaqësuesit e Singaporit me reformat e planifikuara në vend, si dhe me politikat e Qeverisë në lidhje me rritjen e ekonomisë, konkurrencën e ekonomisë, forcimin e kapaciteteve të administratës shtetërore, si dhe tregun e përgjithshëm të punës në Mal të Zi.

SHARE