SOT SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE

Raportimi i ndërgjegjshëm i dhunës dhe përpunimi efikas janë hap kyç për reagimin e suksesshëm të shoqërisë ndaj kësaj sjelljeje ndaj grave, e cila sipas të gjithë treguesve është ende shqetësuese në Mal të Zi, njofton Instituti i Shëndetit Publik. “Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga manifestimet më të përhapura të diskriminimit ndaj grave dhe rrjedh nga qëndrimet negative shoqërore për rolin e gruas dhe niveli i lartë i pabarazisë gjinore. Është detyrë e çdo shoqërie të promovojë një kulturë të tolerancës zero ndaj të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave”, thuhet në deklaratën me rastin e 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Instituti shënon këtë ditë, e cila fillon e ashtuquajtura “Fushata portokalli” ose “16 ditë aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”. “Qëllimi i fushatës është informimi i publikut për problemin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, e cila ka pasoja të rënda për viktimat individuale, familjet e tyre dhe zhvillimin e shoqërisë në tërësi. Fushata përfundon më 10 dhjetor, “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut”, e cila në mënyrë simbolike tregon se dhuna ndaj grave është forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në botë”, thuhet në njoftim.

SHARE