PE: TË NDRYSHOJË PROCESI I VENDIMMARRJES PËR ANËTARËSIMIN SANKSIONE NËSE SKA PROGRES

Parlamenti Europian e përfundoi seancën plenare kushtuar strategjisë së re të zgjerimit me një deklaratë për shtyp ku nenvizohet se eurodeputetët i kanë rekomanduar BE-së “reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësim dhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me shumicë të cilësuar në vend të unanimitetit që BE të jetë një lojtar global më i besueshëm dhe efikas.” rekomandohet po kështu që “negociatat e anëtarësimit të përfundojnë deri në vitin 2030” dhe që “asnjë alternativë nuk duhet të zëvendësojë zgjerimin e BE.” Përballë kërcënimit rus në rritje, argument i PE-së ishte se “një politikë e gjallëruar e zgjerimit mbetet mjeti më i fortë gjeopolitik në dispozicion të BE-së”. Ata gjithashtu u bënë thirrje shteteve anëtare të “përmbushin angazhimet e bllokut ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor dhe të sigurojnë që të në vend të anëtarësimit të plotë në BE të mos ofrohen alternativa për vendet kandidate.” Por në të njëjtën kohë, u kërkua që për “çdo mungesë progresi apo kthim prapa në procesin e reformave të lidhura me integrimin europian të ketë sanksione në kohë reale” , ashtu sic pretendohet po ashtu shpërblim për vendet kandidate kur bëjnë përparim të qëndrueshëm. Në raportin e prezantuar në seancë nga Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Europian për Strategjinë e Re të Zgjerimin, rekomandohej njohja e rëndësisë së forumeve ndërqeveritare siç është Procesi i Berlinit, por përcilleshin njëkohësisht “rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është Ballkani i Hapur.”

SHARE