GJERMANIA THËRRET G7-tën PËR UKRAINËN: RUSIA PO KËRKON TA ZHYSË POPULLIN NË ERRËSIRË

Europa po i përgjigjet thirrjeve të Volodymir Zelenskyt pas sulmeve shkatërrimtare ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të Grupit të 7 vendeve më të industrializuara të botës pritet të mblidhen javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, për të “iniciuar mbështetje të mëtejshme për furnizim me energji elektrike për vendin e munduar nga lufta. Ministrja e jashtme gjermanm Annalena Baerbock i quajti sulmet ajrore ruse në infrastrukturën ukrainase, “krim të patolerueshëm dhe çnjerëzor”. Presidentit rus Vladimir Putin, me sa duket, po i pëlqen ta zhysë popullin e Ukrainës në të ftohtë dhe në errësirë me raketat e tij. Por nuk ka për t`ia dalë dot që të zbrapsë dëshirën e ukrainasve për liri, dhe as mbështetjen e perëndimit për ta. Sulmet ajrore ruse goditën Ukrainën dy ditë më parë ku shumica e qyteteve mbetën pa energji elektrike, përfshirë Kievin. Gjithashtu, Rusia po godet rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht. Ministri i jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba tha më herët se Rusia nuk ka mundur të fitojë në luftë të drejtë kundër ushtrisë ukrainase, kështu që tani “po zhvillon një luftë frikacake terrori kundër civilëve”, tha ai.

SHARE