CAMAJ PRITI NËNKRYETARIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike, Agron Camaj, është takuar me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj. U shpreh pritshmëri e ndërsjellë që bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Shqipërisë të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, përmes zbatimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta. “Përvojat e Shqipërisë në fushën e zhvillimit të digjitalizimit, administratës elektronike dhe sigurisë kibernetike janë shumë të rëndësishme për Malin e Zi në rrugën e zhvillimit të tij digjital”, theksoi Camaj. Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe politike ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat. Dy vendet tona si anëtarë të NATO-s kanë edhe një synim të përbashkët që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Camaj.

SHARE