Të njohura për shijen e tyre të thjeshtë dhe për butësinë e pambuktë të brumit brioshët janë një nga zgjedhjet e preferuara për një mëngjes të shijshëm!
Mund t’i shijoni me gjithçfarë shijesh e mënyrash përgatitje, një prej të cilave do ta zbuloni edhe këtu.
AgroWeb.org ju tregon mënyrën e lehtë të përgatitjes së brioshëve me krem.
Përbërësit
300 ml qumësht i ngrohtë
18 g maja birre
100 gr sheqer
2 vezë
100 ml vaj luledielli
800 g miell
6g kripë
Për kremin:
400 ml qumësht
70 gr sheqer
1 vezë
8 gr vanilje
20 g niseshte misri
15 g miell
15 gr gjalpë
1 e verdhë veze
Përgatitja
Përzieni në një enë qumështin me majanë e freskët të birrës, sheqerin, vezët dhe vajin e lulediellit. Shtoni më pas edhe miellin, kripën dhe përziejini mirë.
Lyejeni brumin me vaj, krijoni një prerje kryqi mbi brumë, mbulojeni me qese plastike dhe lëreni të fryhet për 3 orë, ose derisa të dyfishohet në madhësi.
Pas kësaj ndani brumin në toptha, kalojini ato në tepsi, mbulojini me një copë dhe lërini të fryhen për 30 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere bashkoni qumështin, vezën, sheqerin, vaniljen, niseshtenë e misrit dhe miellin.
Vendoseni tenxheren në zjarr dhe përziejini përbërësit derisa kremi të bëhet kompakt dhe më pas shtoni gjalpin.
Vazhdoni duke shtypur lehtë topthat e brumit dhe duke shtuar mbi to kremin në formë spirale.
Më pas lyeni topthat anash me të verdhën e vezës dhe piqini në furrë në 190° për 30 minuta.
Në fund spërkasni sheqerin pluhur dhe shërbejini brioshët tuaj. /AgroWeb.org