SOT U MBAJT ORA E KRYEMINISTRIT

Sot në Kuvendin e Malit të Zi u mbajt ora e kryeministrit. Duke iu përgjigjur pyetjes së përfaqësuesit të klubit demokrat – Demos – Paqja është kombi ynë, Boris Bogdanoviq, nëse Qeveria do të japë mendim pozitiv për kthimin e përfitimeve për nënat me tre e më shumë fëmijë dhe kthimin e shtesës për fëmijë nën 18 vjeç, kryeministri kujtoi se të drejtën e kompensimit e kanë lënë pak më shumë se 22 mijë gra në Mal të Zi. Ai tha se Qeveria mbështet çdo iniciativë që synon drejtësinë sociale, duke thënë se nuk është bërë asnjë vlerësim fiskal i atyre kostove në buxhetin e shtetit. “Vetëm zgjidhjet që janë të qëndrueshme në afat të gjatë mund të merren parasysh,” tha Krivokapiq. Po ashtu, ai tha se propozimi për një shtesë për fëmijët deri në moshën 18 vjeçare është dorëzuar pa një vlerësim fiskal në buxhet, prandaj është e nevojshme të bëhet një vlerësim se sa para nevojiten për këtë qëllim. I pakënaqur me përgjigjen e kryeministrit, Bogdanoviq rikujtoi deklaratat e ministrit të Financave, Millojko Spajiq, i cili ka thënë se ka para. Me programin e Qeverisë “Evropa tani” nuk janë përfshirë disa popullata, në radhë të parë pensionistët, por përfitime nga ai projekt do të kenë edhe vitin e ardhshëm, sepse pensioni caktohet një herë në vit, theksoi kryeministri Krivokapiq. Kryeministri beson se nuk ka arsye që dikush të mos e mbështesë buxhetin e propozuar për vitin 2022. “Nuk mund ta kuptoj se dikush nuk do të votonte për Buxhetin në të cilin janë “Evropa tani” dhe “Mali i Zi tani “. Pres mbështetjen e 81 deputetëve, sepse kjo është histori për qytetarët, jo për politikën”, përfundoi Krivokapiq.

SHARE