Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar Vukadin Stojanoviq drejtor ekzekutiv të linjës ajrore kombëtare „TO MONTENEGRO“.
Bordi i drejtorëve paraprakisht i kishte propozuar Qeverisë që të zgjidhej Stojanovq për drejtor ekzekutiv, i cili ishte ushtrues detyre i drejtorit.
Sipas Statutit të kompanisë, drejtori ekzekutiv pas konkursit propozohet nga Bordi i Drejtorëve dhe emërohet nga Qeveria.
Stojanoviq ka qenë në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit që nga korriku, kur pasoi Marko Anjurin, i cili u shkarkua nga Qeveria.