RAMA NË JERUZALEM: SHQIPËRIA, MIKE E PËRHERSHME E HEBRENJVE

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, mori pjesë në një mbrëmje gala, në Natën e Nderit, në emër të shqiptarëve. Në fjalën e tij, kryeministri theksoi miqësinë e pandërprerë mes dy vendeve, teksa Shqipëria strehoi shtetasit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Është fakt që Shqipëria është mike e komunitetit hebraik në kohën e tyre më të errët. Shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë”. Kryeministri shqiptar foli për muzeun hebraik që thotë se do të ndërtohet në vendin tonë dhe do të shërbejë si qendër bashkëkohore hebraike.

SHARE