Mënyra e thjeshtë për thyerjen e skemës njëngjyrëshe të kuzhinës është përdorimi i pllakave shumëngjyrëshe, mozaikëve dhe ornamenteve interesante të qeramikës.
Me zgjedhjen gjithnjë e më të madhe të tapetave, pllakave dhe qelqit të kalitur, shumë njerëz vendosin për kombinime të këtyre materialeve.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për zgjedhjen përfundimtare dhe vendimin për blerje, dilemat janë të shpeshta, transmeton Telegrafi.
Cila ngjyrë të zgjidhet, cila formë, cila madhësi e pllakave?
Vendi origjinal për përgatitje të ushqimit mund të dekorohet me pllaka të dimensioneve të mëdha, me mozaikë njëngjyrësh ose laramanë, si dhe me qelq të kalitur me ngjyrë.
Këto janë sot zgjedhjet më të shpeshta, ndërsa në esencë ato varen vetëm nga idetë e atyre që rregullojnë, përkatësisht dëshira dhe vizioni për një hapësirë të përkryer të kuzhinës.
Përmes disa fotografive, ua rekomandojmë disa zgjedhje interesante dhe kreative për hapësirë mbi lavaman dhe sipërfaqe të punës.
Le të shërbejnë si frymëzim dhe ide të freskëta. /Telegrafi/