NGA TETORI, ROJET E SIGURISË SËRISH NË SHKOLLA

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur sot ka dhënë pëlqimin që në 68 shkolla fillore, 44 shkolla të mesme dhe në një konvikt për nxënës dhe studentë të angazhohet sigurimi fizik nga data 1 tetor deri më 31 dhjetor 2025.

Për këtë qëllim, nga buxheti aktual i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit do të ndahen 418.200 euro dhe do të angazhohen 205 roje sigurie.  

Siç theksojnë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit (MAShI), e cila ka përgatitur informacionin që u miratua sot në Qeveri, qëllimi është parandalimi dhe ndalimi i dhunës dhe ngjarjeve të tjera të padëshiruara, duke pasur parasysh rastet gjithnjë e më të shpeshta të dhunës fizike në institucionet arsimore-edukative.

“Kjo masë, megjithëse e përkohshme, ka rezultuar efektive gjatë vitit shkollor të kaluar dhe paraqet një zgjidhje kalimtare deri në vendosjen e një sistemi të përhershëm të mbrojtjes, përmes angazhimit të policëve shkollorë apo formave të tjera të sigurimit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për realizimin e kësaj aktiviteti do të sigurohen mjete nga buxheti aktual i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit për vitin 2025, në shumën totale prej 418.200 eurosh, me ç’rast do të angazhohen 205 roje sigurie,” thuhet në njoftimin e MAShI-së.

Qeveria ka theksuar se siguria e nxënësve dhe e të punësuarve në institucionet arsimore-edukative është prioritet, dhe se do të vazhdojë të ndërmarrë përpjekje për të siguruar sigurinë dhe për të krijuar një ambient nxitës për mësim dhe zhvillim të fëmijëve dhe të rinjve.

SHARE