Më 1 tetor, Drejtoria e Statistikave MONSTAT do të aktivizojë softuerin për kontrollimin e të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë i kryer në fund të vitit të kaluar, pavarësisht nëse një ekip i posaçëm kontrolli prej tre anëtarësh do të përfundojë detyrën e tij deri atëherë, thanë për “Pobjeda” nga kjo drejtori.
Ata konfirmuan njoftimet e drejtorit Mirosllav Pejoviq se qytetarët do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre deri më 7 tetor.
“Afatet tona nuk do të zhvendosen apo ndryshojnë, pavarësisht nga aktivitetet e mëtejshme të komisionit parlamentar për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes për kushtet e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, si dhe monitorimin e zbatimit të procesit të regjistrimit,“ theksoi Drejtoria e Statistikave MONSTAT.
Kështu që, rezultatet e reja përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave, i zhvilluar nga data 3 deri më 28 dhjetor 2023, do të bëhen të ditura më 15 tetor.