GJOKAJ: BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR NË FUSHËN E TRANSFORMIMIT DIGJITAL DHE SIGURISË KIBERNETIKE

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Administratës Publike, Naim Gjokaj, më 23 dhe 24 shtator ka vizituar Republikën e Turqisë, ku ka takuar përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Gjatë vizitës së tij në Ankara, Gjokaj ka biseduar me presidentin e YTB, Abdullah Eren, për programin e bursave turke.

Të dy ata theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira tradicionale dhe miqësore midis Malit të Zi dhe Turqisë, si dhe diskutuan mundësinë e zgjerimit të kuotave për studentët dhe ekspertët e rinj nga Mali i Zi në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjive digjitale në universitetet e njohura turke.

Në kuadër të vizitës, Gjokaj është takuar edhe me drejtorin e Zyrës për Transformim Digjital, Yusuf Tancan.

Zgjidhjet inovative të zbatuara në kuadër të platformës “e-government” në Republikën e Turqisë janë bërë shembull i praktikës së mirë në nivel ndërkombëtar, sigurisht temat e takimit ishin për bashkëpunim të mundshëm, kontribut në zhvillimin e administratës digjitale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ai ka zhvilluar një takim edhe me ndihmësdrejtorin e Agjencisë për Teknologji Informative, Mustafa Karaman, ku u ra dakord për nevojën e bashkëpunimit, veçanërisht në përdorimin e inteligjencës artificiale në fushën e sistemeve të sigurisë.

Sekretari Gjokaj ka shfrytëzuar rastin të bisedojë me ndihmës ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Serdar Çama, ku temë e diskutimit ishte mundësia e prezantimit të shërbimeve dhe mjeteve digjitale për të përmirësuar ofertën e përgjithshme turistike të Malit të Zi.

Në fund të vizitës, Gjokaj vizitoi edhe Klasterin e Sigurisë Kibernetike, i cili funksionon në kuadër të Dhomës së Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë.

SHARE