ABAZOVIQ: PUNËSIM REKORD NË KORRIK

Numri i të punësuarve në korrik të këtij viti ishte 258.000 dhe është më i larti në historinë e Malit të Zi, bëri të ditur kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq.

„Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve është rritur për 23 mijë. Po ashtu, në krahasim me vitin rekord 2019, numri i të punësuarve sot është më i lartë për 43 mijë”, tha Abazoviq.

Siç thotë ai, Monstat deklaroi se rritje e punësimit është shënuar në të gjitha qytetet e Malit të Zi, gjë që është veçanërisht e këndshme, sidomos kur bëhet fjalë për veriun e vendit.

“E gjitha kjo tregon se gjithsej asetet ekonomike të vendit janë në rritje, por edhe se është vendosur një disiplinë më e madhe për kontrollet financiare dhe të tregut. Ne po ecim përpara, jemi në rrugën e duhur”, ka përfunduar Abazoviq.

SHARE