Këshilli Administrativ i Kuvendit të Malit të Zi, do të fillojë nesër procedurën për emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Tuz.
Kjo është bërë në bazë të Ligjit për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi dhe zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve.
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi, me të cilin Tuzi fitoi statusin e komunës së pavarur, hyri në fuqi më 1 shtator.
Këshilli Administrativ u bëri thirrje të gjitha partive politike që kanë të drejtën ligjore për të propozuar kandidatë e vet në Komisionin Komunal Zgjedhor të Tuzit.