Liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, që në fillim nuk kishin ndërmend të ishin pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, njoftoi Lëvizja “Evropa Tani”.
“Roli i tyre ishte të minojnë dhe të vonojnë procesin e formimit të Qeverisë dhe që Mali i Zi të vazhdojë të merret me çështje të vjetra, prandaj jemi në fund të renditjes evropiane në të gjitha parametrat. Historia e kthimit të PDS-së është një matricë shterpe politike që është në funksion të grindjes së vjetër që mbajti PDS-në dhe FD-në në sipërfaqen politike për tre dekada të plota”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Evropa Tani”.
Ata thonë gjithashtu se liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” përmendin Qeverinë me mbështetjen e 56 deputetëve, që do të thotë se po llogarisin në mbështetjen e PB dhe partive të tjera të kombeve me numër më të vogël.
“Kujtojmë edhe protestat e paralajmëruara kundër tradhtisë kur u formua Qeveria e Dritan Abazoviqit, e cila u votua nga PDS-ja, kështu që krerët e FD u qetësuan shpejt kur iu dhanë pozicione të thella. Asokohe nuk ju pengoi as PDS-ja, e lëre më Partia Boshnjake”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Evropa Tani”.