NË TUZ REGJISTROHEN 17 RASTE TË REJA, NË TOTAL 93 RASTE AKTIVE

Instituti i Shëndetit Publik ka diagnostifikuar 698 raste të reja, mes të cilëve në Tuz janë regjistruar 17 raste të reja. Gjatë ditës së djeshme, pesë vdekje u raportuan për shkak të COVID 19 nga Bijello Pole, Nikshiqi, Budva, Rozhaja dhe Plava. Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për 24.08.2021. ishte 15.13%. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 348 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 7,093. Me numrin e rasteve aktive në Mal të Zi kryeson Poodgorica, 1.592, pason Ulqini me 921, Budva 763, Tivari 740, Nikshiqi 453, Bijello Pole 382, Herceg Novi 327, Kotorri 326, Rozhaja 325, Tivati 264, Berane 247, Cetija 133, Plevla 114, Plava 101, Danillovgradi 98, Tuzi 93, Petnjica 72, Mojkovci 27, Plluzhine 27, Andrijevica 22, Gucija 22, Kollashi 21, Shavniku 12 dhe Zhablaku 11.

SHARE