NË MES TË VIKTIMAVE, 91% ISHIN TË PAVAKSINUAR

Në Mal të Zi, që nga 1 maji, kur filloi vaksinimi masiv kundër Covid-19, më pak se dhjetë përqind e të vdekurve janë vaksinuar kundër asaj sëmundjeje, tha pulmonologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave të Qendrës Klinike të Malit të Zi, Vlladimir Jovanoviq. Ai tha se 181 njerëz vdiqën nga pasojat e Covid-19 në atë periudhë, dhe 91% e tyre ishin të pavaksinuar. Jovanoviq tha gjithashtu në Televizionin Vijesti se viktimat, të cilët ishin të vaksinuar, kryesisht kishin sëmundje të tjera.

SHARE