FORCA E RE DEMOKRATIKE PRITI NË VIZITË LAMTUMIRËSE AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË MAL TË ZI SH. E. T. YLBER HYSA

Sot në zyrë të Forcës me bashkëpunëtorë priten në vizitë lamtumirëse ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi Sh. E. T. Ylber Hysa të cilit i përfundon mandati i ambasadorit. Siç bën të ditur, kryetari i Forcës së Re Demokratike, në këtë takim kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e deritashëm me partitë politike shqiptare duke u fokusuar në statusin aktual të shqiptarëve në Mal të Zi.  Cungu shton se së bashku u dakorduan se duhet të punohet në mënyrë intensive në ruajtjen, përforcimin dhe avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Në fund, Cungu falënderoi ambasadorin Hysa për bashkëpunim dhe interesimin e treguar të cilin e tregoi gjatë kohës së mandatit të tij duke i uruar ambasadorit Hysa suksese në punën e ardhshme.

SHARE