ZJARRET NË TURQI, SHPALLET GJENDJA E EMERGJENCËS

Kjo vatër e madhe zjarri është një prej më të fundit të shpërthyera mes shumë zjarreve, me të cilat po përballet Turqia këtë verë.

Janë dy vatra të mëdha zjarri, që po përhapen fare pranë zonave të banuara në Antalja, qytetin e famshëm turistik mesdhetar të Turqisë.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në këto zona, ku zjarrëfikësit po luftojnë për t’i vënë nën kontroll zjarret që po ndihmohen nga erërat e fuqishme dhe moti i nxehtë dhe i thatë. E gjithë beteja është që flakët të mos përfshijnë vilat dhe pallatet e banimit, banorët e të cilëve janë evakuuar.

Në rajonin e Ekshehirit iu dha lamtumira e fundit 10 personave, të cilët humbën jetën të mërkurën në përpjekje për të shuar një tjetër vatër të madhe, atë të Ekshehirit në Turqinë qendrore. Në gjithë vendin janë aktualisht aktive të paktën  6 vatra masive zjarri, ndërsa prej rreth 1 muaji janë evakuuar banorë nga 120 lokalitete.

Ndërsa në Qipro, këto vatra pranë qytetit bregdetar jugor të Limasolit i morën jetën 2 personave.

Të njejtën problematikë me zjarret kanë të gjithë shtetet e Mesdheut, ku zjarret janë shtuar si pasojë e eksremizimit të motit ku në verë temperaturat arrijnë mbi 40 gradë si këto ditë dhe ku e ajri i thatë dhe erërat e fuqishme i ushqejnë ato edhe më shumë.

SHARE