SPAJIQ: TË HËNËN, MË 28 KORRIK, DITË ZIE NË MAL TË ZI

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka njoftuar se e hëna, 28 korrik, është shpallur Ditë Zie në shenjë respekti për jetët e humbura në një sërë tragjedish që kanë ndodhur ditët e fundit në Mal të Zi.

“Ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave”, thuhet në postimin e Spajiqit në rrjetin X.

Qeveria e Malit të Zi, me vendimin e sotëm, ka shpallur 28 korrik 2025 si ditë zie, me rastin e humbjes tragjike të jetës së disa qytetarëve.

“Dita e zisë shënohet me uljen e detyrueshme të flamurit në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat e organeve shtetërore, të vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve publike, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi. Në ditën e zisë nuk do të mbahen programe publike, kulturore apo argëtuese në vende publike, dhe në objektet e gastronomisë nuk do të transmetohet muzikë. Mediat elektronike dhe të tjera janë të detyruara të përshtatin përmbajtjet e tyre programore me shënimin e ditës së zisë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

SHARE