Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Komiteti për barazinë gjinore miratoi sot rritjen e kuotës së pjesëmarrjes së gjinisë më pak të përfaqësuar në listat zgjedhore nga 30% në 40%.
Kjo nismë, e dorëzuar më 9 korrik si pjesë e konsensusit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore, u njoftua nga deputetja e Lëvizjes „Evropa Tani“ dhe njëkohësisht kryetare e Komitetit për barazinë gjinore, Jellenka Andriq, e cila theksoi rëndësinë e këtij hapi për avancimin e barazisë gjinore në politikë.
“Zonja dhe zotërinj, sot kemi bërë një hap të madh përpara. Nisma e dorëzuar më 9 korrik në mbledhjen e Komitetit për barazinë gjinore – si pjesë e konsensusit të Komitetit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore – propozon rritjen e kuotës për pjesëmarrjen e gjinisë më pak të përfaqësuar në listat zgjedhore nga 30% në 40%,” tha Andriq.
Ajo theksoi se gratë janë pjesë e barabartë e shoqërisë.
“Me këtë propozim, gratë marrin një vend konkret aty ku merren vendimet dhe jo sepse janë gra, por sepse janë pjesë e barabartë e shoqërisë. Falënderoj veçanërisht kryeministrin Millojko Spajiq, i cili ishte i pari që mbështeti këtë nismë dhe tregoi çfarë do të thotë të jesh një aleat i grave në politikë,” shprehet Andriq.