ORA E KRYEMINISTRIT MË 30 KORRIK

Seanca e trembëdhjetë – e veçantë e seancës së parë të rregullt (pranverore) të Kuvendit të vitit 2024 do të mbahet të martën, më 30 korrik, me fillim nga ora 14:00.

Në rendin e ditës janë ora e kryeministrit dhe pyetjet parlamentare, njofton Kuvendi. Seanca ishte dashur të mbahej të premten, më 26 korrik, por Qeveria miratoi një platformë në të cilën thuhej se kryeministri Millojko Spajiq, me ftesë të Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike dhe Samiti “Sporti për Zhvillim të Qëndrueshëm” në Paris, nga 24 deri më 29 korrik.

SHARE