KROACIA I SHPALLI PERSONA NON GRATA MANDIQIN, KNEZHEVIQIN DHE BEÇIQIN

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë i shpalli persona të padëshiruar në atë vend Andrija Mandiq, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Millan Knezheviq, deputet i Malit të Zi dhe Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Malit të Zi.

Siç thuhet në notën e protestës, ai vendim është marrë “për shkak të veprimit sistematik për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kroacinë dhe abuzimit të vazhdueshëm të Kroacisë për qëllime të brendshme politike”. Nota i është dërguar sot Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi të shpërfillë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë hapa që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi. Në këtë kontekst, veprimet e zyrtarëve politikë të përmendur bie në sy, dhe veprimet e tyre nuk mund të konsiderohen dashamirëse dhe fqinjësore në raport me Republikën e Kroacisë dhe as në përputhje me qëllimin e deklaruar për anëtarësim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Siç thanë ata, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një nga elementët kyç të procesit të zgjerimit, si dhe të procesit të stabilizim-asociimit dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi, në përputhje me Kornizën Negociative të Bashkimit Evropian për Malin e Zi.

“Kroacia mbështet Malin e Zi Evropian, mbështet procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbrojti përparimin në rrugën evropiane të Malit të Zi. Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të sillet në përputhje me vlerat evropiane dhe në frymën evropiane dhe se do të përqendrojë përpjekjet për plotësimin e mëtejshëm të kushteve dhe standardeve në procesin e anëtarësimit”, konkludon nga Ministria kroate.

SHARE