TË GJITHË TË PËRFSHIHEN NË NJË DIALOG KONSTRUKTIV

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Ranke, u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshihen në një dialog konstruktiv, të shmangin dhunën me çdo kusht dhe të punojnë së bashku për të pasur sukses në zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi.

Ajo reagoi në llogarinë e saj në Twitter me rastin e përplasjeve të djeshme mes qytetarëve dhe policisë në disa komuna të Malit të Zi.

“Pas incidenteve të djeshme, ritheksoj thirrjen time për të gjitha palët që të përfshihen në një dialog konstruktiv, të shmangin dhunën me çdo kusht dhe të punojmë së bashku për suksesin e zgjedhjeve të ardhshme në Mal të Zi,” tha Rising Ranke.

Ajo deklaroi se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe konkurruese janë themeli i demokracisë.

Në lidhje me këtë çështje, reagoi edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, Alison Kemp.

“Jam e shqetësuar për ngjarjet e natës së mbrëmshme. Është shumë e rëndësishme që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin, dhe që reagimi i autoriteteve është proporcional,” theksoi Kemp.

SHARE