ME 95 VOTA PRO, 3 KUNDËR DHE ASNJË ABSENIM PARLAMENTI MIRATON RRITJEN E PAGAVE

Kuvendi ka miratuar të tre projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike.

Ndryshimet në administratën publike, të cilat një pjesë kërkonin shumicë të thjeshtë pasi votohet për procedurat dhe rritjen e pagave të institucioneve dhe administratës, kanë mundur të marrin dakordësinë e shumicës parlamentare, përfshirë edhe opozitën.

Ligji për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë, si deputetët, ministrat dhe Presidenti, u miratua me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim.

Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka miratuar edhe reformën e pagave në institucionet kushtetuese. Ndryshimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Mirëpo, të majtë e të djathtë kanë kontribuar edhe këtë herë, duke bashkuar forcat dhe miratuar me 93 vota rritjen e pagave të tyre.

Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%.

SHARE