PAJTIMI DHE HARMONIZIMI VETËM MBI VLERAT E BE-së

Pajtimi dhe harmonizimi i shoqërisë mund të arrihet vetëm mbi vlerat evropiane dhe për këtë do të na duhet më shumë kohë dhe emancipim, tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në konferencën vjetore për shtyp. Gjukanoviq tha sot se Mali i Zi ka arritur rezultate të rëndësishme në 16 vjet, është lider në integrimet evropiane dhe një fqinj i respektueshëm. Ai shtoi se sot duhet të jetë më e qartë se veprimi i opozitës nuk do të thotë kundërshtim ndaj çdo vendimi të qeverisë dhe se interesat e shtetit mund të mbrohen edhe nga opozita. “Bota është në rrezik, në të cilin nuk ka qenë që nga Lufta e Dytë Botërore. Rajoni ynë është i destabilizuar ndjeshëm. Ballkani Perëndimor është në rrezik nga ndikimi malinj i Moskës, e cila është mbështetur në Ballkan që nga viti 2015,” tha Gjukanoviq.

SHARE