MARRËDHËNIET ME SERBINË PRIORITET, GATI PËR BASHKËPUNIM

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Në takim, siç njoftohet u tha se Mali i Zi po bën përpjekje maksimale për promovimin e politikës së bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe lidhjeve më të mira ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për iniciativat rajonale dhe “Ballkanin e Hapur”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ftoi kryeministrin Abazoviq të marrë pjesë në Samitin e Nismës së përmendur në Ohër. “Bashkëbiseduesit diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve në lidhjen energjetike dhe infrastrukturore të dy vendeve, por edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe në fushën e turizmit”, njofton Qeveria.

SHARE