MIRATOHET REZOLUTA E RAPORTUESIT PËR MALIN E ZI NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Ne shprehim mirënjohjen tonë për anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) për konfirmimin e përpjekjeve të Zyrës së Zëvendës Kryeministrit në luftën kundër krimit të organizuar, tha këshilltari i Zëvendës Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare të Malit të Zi Miodrag Lakoviq pas miratimin të Rezolutës së Raportueses së Parlamentit Evropian Tonino Piculla. Duke iu referuar Rezolutës në Parlamentin Evropian, e cila u miratua me 518 vota pro, 97 kundër dhe 77 abstenim, Lakoviq deklaroi se është e paprecedentë që PE mbështet në mënyrë të qartë përpjekjet e një anëtari të Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe dënon qartë kërcënimet me vdekje që i janë bërë më parë. Nga Zyra e Zëvendës Kryeministrit thonë se Abazoviq mori vlerësime të hapura nga Parlamenti Evropian për meritat e tij në arrestimin e fundit të anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale.

SHARE