ISHP: 67 RASTE TË REJA, 3 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit, tre persona vdiqën si rezultat i koronavirusit në Malin e Zi, ndërsa u diagnostikuan 67 raste të tjera të infeksionit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorë të tjerë publik dhe privatë kanë përfunduar analizën dhe kanë paraqitur rezultate në Institut për 1.330 mostra për koronavirusin e ri. Gjatë ditës së djeshme, tre vdekje u raportuan në Institut nga këto komuna: Ulqini (1), Petnjica (1) dhe Danillovgradi (1). Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 84 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 1,031. Spitalet në Mal të Zi aktualisht po trajtojnë 96 pacientë me COVID 19, që është nëntë përqind e numrit të përgjithshëm të rasteve aktive të koronavirusit. Ky është numri më i ulët i pacientëve të shtruar në spital që nga 14 korriku i vitit të kaluar, kur më pak se 100 persona u trajtuan në spitalet në Malin e Zi.

SHARE