Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Qeveria e Malit të Zi ka ndarë nga 100,000 euro për secilën familje të viktimave të ngjarjeve tragjike, tha kryeministri Millojko Spajiq në rrjetin social “X”.
“Mali i Zi po korrigjon një padrejtësi dekadash – kompensimin për familjet e viktimave civile të luftërave të viteve 1990”, shkroi Spajiq.
Siç tha ai, Qeveria ka ndarë nga 100,000 euro për 16 familje të viktimave të ngjarjeve tragjike në Shtërpcë, gjatë bombardimeve të NATO-s në Murin dhe Tuz, si dhe gjatë deportimit të refugjatëve.
“Bazuar në informacionin e miratuar sot nga Qeveria e 44-të, familjeve do t’u paguhen nga 50 mijë euro këtë vit, dhe e njëjta shumë në vitin 2026. Humbja e të dashurve është e pakthyeshme, por respektimi i të drejtave themelore të njeriut, trajtimi i barabartë dhe rivendosja e besimit në institucione është detyrimi ynë”, theksoi ai.
Siç theksoi kryeministri, duke u përballur me të kaluarën, ne ndërtojmë një të ardhme më të mirë.