Foto: Shutterstock
Me rastin e Ditës së Punës, ka dy ditë pushimi, e enjte, 1 maj, dhe e premte, 2 maj, njoftoi Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social.
Ministria rikujton se, bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe festat e tjera, Dita e Punës festohet më 1 dhe 2 maj.
“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, kompanitë publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punës në ditët e festave, ndërprerja e së cilës mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin”, thuhet në njoftim.