SHËNOHET NË FLETOREN ZYRTARE TË BE-SË, PËRMBYLLET PROCESI I LIBERALIZIMIT PËR KOSOVËN

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua sot në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian, duke përmbyllur kështu zyrtarisht procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Nga ai moment, shtetasit e Kosovës që zotërojnë që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga autoritetet e saj, do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 vendesh europiane.

Vendimi i botuar në fletoren zyrtare është ai i nënshkruar në 19 prill nga përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe të Këshillit të BE-së. Aty nenvizohet se “përjashtimi nga nevoja për viza”, pra liberalizimi, nuk mund të zbatohet para nisjes operacionale të sistemit të udhëtimit në Evropë – ETIAS, që do të thotë deri në 1 janar të vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton se nëse funksionalizimi i ETIAS-it shtyhet përtej 1 janarit, 2024 – gjë që edhe pritet të ndodhë – hyrja në fuqi e liberalizimit nuk do të shtyhet përtej asaj date. ETIAS do të mundësojë verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta – që nuk nevojë për vizë – përpara se të hyjnë në zonën Schengen.

SHARE