Hasude me Lëng Portokalli

Shija e butë dhe e veçantë e hasudes vështirë se harrohet.

Është një ndër ëmbëlsirat më të famshme të traditës që shtrihet nëpër të gjithë shqipërinë.

Megjithëse shumë e thjeshtë në përbërës, hasudja ka sekretet e saj në përgatitje të cilat bëjnë diferencën në fund.

Megjithëse shija e saj tradicionale nuk ndrrohet me asgje, në këtë recetë nga AgroWeb.org do të gjeni një mënyrë pak më ndryshe përgatitje.

Shija e shtuar në këtë kombinim do të jetë lëngu i portokallit, shumë i ëmbël dhe i shëndetëshëm njëkohëshisht.

Ndiqni mëposhtë hap pas hapi të gjithë përgatitjen e kësaj ëmbëlsire të mrekullueshme.

Për vetëm 15 minuta do t’a keni të ngrohtë në tavolinë.

Përbërësit

  • 300 gr niseshte
  • 300 gr sheqer
  • 250 ml ujë
  • 250 ml lëng portokalli
  • 100 gr gjalpë të freskët

Përgatitja

Hedhim në një tas masën e ujit dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.

I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni ujin me niseshte dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

Pasi të trashet pak kjo përbërje shtoni edhe lëngun e portokalli duke përzier vazhdimisht.

Nëse preferoni të shtoni të tjerë përbërës përveç atyre bazë, në momentin kur shtoni ujin me niseshtenë mund të shtoni gjithashtu edhe arra apo bjame të thërrmuara.

Gjithashtu edhe  përbërës të tjerë dhe vijoni të përzieni, derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

Sekreti i hasudes qendron tek përzierja pa ndëprerje e gjithë masës që është në zjarr

Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë ose hidheni në një tavë dhe më pas prijeni në katrorë dhe më pas lëreni të ftohet./AgroWeb.org

SHARE