Ditë jo pune me rastin e festës së punëtorëve do të jenë 1 dhe 2 maji, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Në bazë të Ligjit për festat shtetërore dhe festat tjera, dita e punës festohet më 1 dhe 2 maj, kështu që me rastin e kësaj feste janë dy ditë jo pune, përkatësisht: e hëna (1 maj) dhe e marta (2 maj),“ thuhet në deklaratë.