KF „Deçiq“ ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Iskrës së Danillovgradit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Malit të Zi. Ballafaqimi mes skuadrës së Deçiqit dhe Iskrës, padyshim se ishte e luftuar deri në fund. Dy skuadra që kërkojnë vendin e tretë, ndërsa Deçiqi ia doli dhe ka marrë pozitën e tretë. Për fitoren e KF „Deçiq“ shënuan Vellizar Janketiq (6’), Marko Tuqi (37’). Për Iskrën shënoi Ballsha Sekuliq (20’). Deçiqi renditet në vend të tretë me 47 pikë, ka dy më shumë se Iskra një pozitë më poshtë.