MARKOVIQ NË KUVEND: BRUKSELI DEMANTOI ATA QË DUAN TË NDALOJNË INTEGRIMIN

Brukseli, me raportin e fundit të progresit, demantoi të gjithë ata që donin të ndalonin ose ngadalësonin rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, deklaroi Kryeministri i MZ,  Dushko Markoviq, gjatë orës së kryeministrit.

“Masat që kemi zbatuar gjatë një periudhe prej vetëm 15 muajsh, shpejt dhe dukshem e përmirësuan pozitën e Malit të Zi, në tregun ndërkombëtar. Konfirmimi i kredibilitetit të politikës fiskale është dhënë nga tregjet dhe institucionet financiare dhe ndërkombëtar”,  tha Markoviq.

Kryetari I klubit të deputetëve të Social Demokrate dhe  Partisë Liberale Miqo Orllandiq i kërkoi Markoviqit të vlerësoi ecurinë e Malit të Zi në raportin e këtij Komisioni Evropian dhe prioritetet në  këtë fushë në periudhën e ardhshme.

Ndërsa Markoviq tha se Raporti i KE tregon se Mali i Zi është lider në rajon, kur bëhet fjalë për reformat që po zbatohen në drejtimin. Ai tha gjithashtu se me këtë raport demantohen të gjithë ata që menduan se mund të ndalojnë ose të ngadalësojnë rrugën e MZ drejt BE-së”. I është dërguar gjithashtu mesazh i qartë qytetarëve të cilët janë të shqetësuar për interesat e tyre dhe që janë në partneritet me Brukselin. Në të dyja rastet, aty janë Qeveria, Kuvendi dhe organet e tjera shtetërore që e udhëheqin këtë proces. Ky detaj tregon për ato fenomene dhe  për ato forca në Mal të Zi, të cilët vendosin interesat individuale përpara interesave të qytetarëve dhe Malit të Zi”, tha Markoviq.

SHARE