GUTERESH: MALI I ZI FAKTOR I STABILITETIT NË RAJON

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh shprehu mirënjohje ndaj Malit të Zi,  për angazhimin e e tij ndaj OKB-së dhe e për ërgëzoi reformat e bëra dhe tha se Mali i Zi është faktor I stabilitetit në rajon. Ministri i punëve të jashtme të MZ, Sërgjan Darmanoviq, mori pjesë në Nju Jork, në mbledhjet e nivelit të lartë kushtuar ndërtimit të paqës dhe paqes së qëndrueshme, me ftesën e kryesuesit të Asamblesë së 72-të parlamentare të OKB-së ,Mirosllav Llajçak.

“Darmanoviq tha se ruajtja e paqes dhe sigurisë nuk është vetëm një detyrë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, por një proces i transformimit individual, kolektiv dhe institucional bazuar në vlerat universale të respektimit të jetës, drejtësisë, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në kumtesën e ministrisë së punëvë të jashtme të MZ.

Duke theksuar angazhimin e Malit të Zi për arritjen e qëllimeve dhe rezultateve të përbashkëta, siç shtohet Darmanoviq, theksoi rëndësinë e parandalimit të konflikteve dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe adekuate.

“Shefi i diplomacisë malazeze gjithashtu vuri në dukje rëndësinë që Mali i Zi i kushton rolit të grave në ndërtimin e paqes dhe theksoi lidhjen e fortë midis përfshirjes së tyre më intensive në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse drejt ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme. Në këtë linjë Darmanoviq njoftoi se Mali i Zi, i është bashkuar kohët e fundit Grupit të miqve të grave, paqes dhe sigurisë “, kumtuan nga ky departament.

SHARE