KOMISIONERJA KOS VJEN NË MAL TË ZI: NGA BE-ja 383,5 MILIONË EURO, ME KUSHT TË ZBATIMIT TË SUKSESSHËM TË REFORMAVE

Foto: KE

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë nesër dhe pasnesër në Mal të Zi për të rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për procesin e anëtarësimit të vendit.

“Deri më sot, Mali i Zi ka hapur të gjitha kapitujt negociues dhe tashmë ka mbyllur 14, prej të cilëve gjashtë vitin e kaluar dhe edhe dy të tjera këtë vit. Vendi po përparon gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në negociatat e anëtarësimit. Është e nevojshme të vazhdohet dhe të mbështeten përpjekjet për të përmbushur kalendarin ambicioz të negociatave”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Nesër në Podgoricë, komisionerja Kos do të takohet me kryeministrin Millojko Spajiq, zëvendëskryeministrin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe punë të jashtme Ervin Ibrahimoviq, si dhe ministren e çështjeve evropiane Maida Gorçeviq.

“Bisedimet do të përqendrohen në progresin e reformave që Mali i Zi ka arritur në rrugën drejt BE-së, si dhe në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon deri në 383,5 milionë euro për Malin e Zi, me kusht të realizimit të suksesshëm të reformave”, është njoftuar nga Komisioni.

SHARE