RREGULLORJA E PUNËS PARASHEH QË DEPUTETËT TË CILËVE U ËSHTË CAKTUAR MASË, NUK KANË TË DREJTË TË BËJNË PYETJE PARLAMENTARE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi njoftoi për Televizionin e Malit të Zi se Rregullorja e Punës përcakton në nenin 109 se deputetit të cilit i është hequr e drejta e fjalës, nuk ka të drejtë të bëjë pyetje parlamentare në seancën e parë pasuese kushtuar pyetjeve parlamentare.

Kabineti qeveritar ka reaguar për polemikën e ngritur në lidhje me të drejtën e deputetëve të cilëve u është dhënë masa për të bërë pyetje parlamentare në seancën e parë të radhës kushtuar pyetjeve parlamentare.

“Ju rikujtojmë rastin kur e njëjta masë iu shqiptua deputetit Andrija Popoviq në mbledhjen e kaluar në seancën e parë speciale të seancës së parë të rregullt në vitin 2021 dhe se ai nuk kishte të drejtë të bënte pyetje në seancën e radhës kushtuar pyetjeve parlamentare”, theksojnë në përgjigje.

Ata theksuan nenin 109 të Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi, i cili parashikon rrethanat e lartpërmendura.

“Deputeti të cilit i është caktuar masa e heqjes së fjalës nuk ka të drejtë të bëjë pyetje parlamentare në seancën e parë të radhës kushtuar pyetjeve parlamentare”, thuhet në Rregullore.

Të rikujtojmë se deputetët e opozitës morën dje një njoftim se nuk mund t’i bëjnë pyetje parlamentare kryeministrit dhe ministrave në seancën që fillon të mërkurën.

Deputeti i PDS-së, Andrija Nikoliq, e quajti një mesazh antievropian të mazhorancës në kohën kur u arrit marrëveshja për tejkalimin e krizës kushtetuese.

SHARE