Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose sa javnošću predsjednika Crne Gore
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, me ftesë të Presidentit të Shtetit, Jakov Millatoviq, nga nesër, më 26 deri më 28 mars, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Presidenti Millanoviq do të pritet në Villa Goricë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, e më pas do të ketë një bisedë mes dy presidentëve.
Pas nënshkrimit në librin e të ftuarve dhe takimit të dy delegacioneve, krerët e shteteve do të bëjnë deklarata publike.
Menjëherë pas konferencës për shtyp, Presidenti i Malit të Zi dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë do të mbjellin një pemë miqësie në oborrin e Villa Goricës.
Në fund të ditës, Millatoviq do të organizojë një darkë gala për nder të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.