NJËSITË SPECIALE TË KOSOVËS DREJT MITROVICËS, KURTI: SERBIA TENTOI TË MË FUSTE NË KURTH

Tensionet nxorrën krye sërish në Kosovë kur Këshilli Gjyqësor pezulloi kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lilana Stevanoviq, e cila së bashku me disa drejtues stacionesh policore kishte marrë pjesë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë në Beograd, ku ishte i pranishem dhe presidenti serb. Pezullimi i saj solli reagimin e menjehershem të Aleksandar Vuçiq, që tha se me këtë veprim, kryeministri i kosvës Albin Kurti shkeli marrëveshjen e Brukselit me serbët. Pas këtij momenti, u raportua me shqetësim se Njësi Speciale të policisë së Kosovës janë nisur drejt Mitrovicës. Megjithatë, zëdhënësi i saj Baki Kelani sqaroi për mediat vendase se bëhet fjalë për lëvizje të zakonshme që nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar, duke u përpjekur kështu të minimizojë rëndesën e situatës. Vetë Kurti sakaq deklaroi se me çeshetjen e zgjedhjeve, Serbia është përpjekur ta fusë në një kurth ku ai vetë të përfundonte duke mos e njohur Republikën e Kosovës.“Nuk është e vërtetë që unë me këtë shkëmbim të letrave kam synuar të sigurojë njohjen e Serbisë, unë e di se Serbia nuk do të na njohë në këtë mënyrë. Kushtetutshmëria e Kosovës dhe ligjit në vendin tonë, duhet të respektohen pikë së pari nga vet unë edhe në një komunikim të tillë”, ishte komenti i tij. Kurti tha se kritika e QUINT’it pas refuzimit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës ishte mjaft e ashpër, por ne duhet të vazhdojmë duke e respektuar vendin tone, theksoi ai duke shtuar se “pranon më mirë kritikat sesa cënimin e integritetit territorial”.

SHARE