BASHKIMI EVROPIAN DONACION 3 MILION EURO MALIT TË ZI

Bashkimi Evropian ka siguruar tre milion euro për të ndihmuar menjëherë sektorin e shëndetit malazez në luftën kundër koronavirusit, njoftoi ambasadori i BE në Malin e Zi Aivo Orav.  Qeveria tha se ata gjithashtu ranë dakord të përshpejtojnë një program të përbashkët prej 18 milion dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla, kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë dhe të papunët.  Kryenegociatori Aleksander Drleviq tha se Mali i Zi është mirënjohës Bashkimit Evropian për efektivitetin e tij në luftimin e virusit Covid 19. “BE, së bashku me Qeverinë e Malit të Zi, do të japin 50 milion ndihmë afatgjatë për të ndihmuar sektorin e shëndetit, ekonomisë dhe biznesit,” ka theksuar Orav në llogarinë e tij në Twitter. 

SHARE