Në Mal të Zi nesër priten reshje intensive dhe erë e fortë jugore, njoftoi MPB-ja dhe paralajmëroi të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit që të ngrisin nivelin e gatishmërisë operacionale.
Siç thanë ata, sipas raportit dhe paralajmërimit tË Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, nesër pritet efekti i aktivitetit ciklonik me qendër në zonën e Gjirit të Gjenovës, i cili do të shkaktojë reshje intensive në Mal të Zi.
“Të dielën në mëngjes, pra gjatë natës së së shtunës ndaj të dielës dhe pasdite të së dielës priten të fryjë erë e fortë jugore, sidomos në bregdet dhe në zonat më të larta në veri, me rrëshqitje afatshkurtra të erës karakter i stuhishëm”, thuhet në njoftim.