Nëse i lani atletet në rrobalarëse, kjo është mënyra më e mirë!

Nuk do të prishen as do të dëmtohen – dhe është e rëndësishme në çfarë temperature

Atletet e reja të bardha janë më të prira për t’u pluhurosur dhe për t’u bërë pis shumë lehtë, veçanërisht nëse nuk kujdeseni mjaftueshëm për to.

E ndërsa disa thjesht i fshijnë me një leckë të lagur, të tjerë preferojnë t’i lajnë në rrobalarëse.

Megjithatë, jo të gjitha atletet janë bën të lahen në rrobalarëse dhe është gjithashtu e rëndësishme se në çfarë temperature lahen, transmeton Telegrafi.

Prandaj, mos lani në makinë atlete prej lëkure apo kamoshi, sepse ato mund të shkatërrohen shumë lehtë. Nga ana tjetër, atletet nga liri apo pambuku nuk janë problem.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të hiqni lidhëset nga atletet dhe, nëse është e nevojshme, edhe shtrojat. Lidhjet e këpucëve mund t’i vendosni në rrjetën e rrobave së bashku me çorapet. Më pas përdorni një furçë këpucësh për të hequr papastërtitë, baltën, gjethet dhe gjithçka tjetër.

Këshillë shtesë – kurrë mos i lani të vetme sepse do të godasin në kazan, por shtoni dy ose tre peshqirë.

Kur lani atlete në rrobalarëse, duhet të vendoset programi për larje të ndjeshme, në temperaturë të ulët dhe rekomandohet në 30 gradë, shkruan LifeHack. Gjithashtu, pas larjes, mos i mbani pranë burimit të nxehtësisë, sepse ngjitësi nga i cili janë bërë shumica e atleteve mund të dëmtohet lehtësisht. Është mirë t’i lini të thahen vetë në nxehtësinë e diellit. /Telegrafi/

SHARE