RUSIA AVANCON PUSHTIMIN NË KIEV

Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev më 25 shkurt, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë. Ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak, sipas shifrave të publikuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Fqinjët në Evropën Qendrore po i presin qytetarët e parë ukrainas, të cilët kanë ikur pas sulmit rus në vendin e tyre, teksa edhe shumë vende të tjera në Evropë dhe përtej Atlantikut janë shprehur të gatshme të pranojnë refugjatë nga Ukraina dhe të dërgojnë ndihma për ta. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka parashikuar se 4 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina drejt vendeve të tjera, nëse situata përshkallëzohet më tej. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.Por ai tha se kjo do të duhej të kishte të bënte me shpalljen e një “statusi neutral” të Ukrainës  i cili përfshin çmilitarizimin.

SHARE