KOSOVA I VENDOS SANKSIONE RUSISË

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë të cilat janë miratuar në mbledhjen e qeverisë. “Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, imitacioneve financiare dhe individëve; ndalimi i qasjes se tyre në tregjet financiare dhe masa të tjera respektive që shënjestrojnë ndërmarrje të rëndësishme ruse, elitat dhe aktorët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë. Individët gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione”. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky vendim duhet të shihet si mesazh i orientimit politik dhe diplomatik të Kosovës. Ndërkohë presidentja, Vjosa Osmani në takime të ndara ka pritur përfaqësuesit e partive politike opozitare të cilët i ka informuar për situatën aktuale të sigurisë në vend pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

SHARE